Fiton Juventus, shkëlqen sërish Tevez
Pas dy barazimeve radhazi kundër Interit në Serie A dhe Kopenhagen në Champions League, Juve është rikthyer në rrugën e fitoreve duke mposhtur Veronën me rezultat 2-1 për javën e katërt në kampionatin Italian.I gjithë takimi u dominua nga Zonja e vjetër, që për asnjë moment nuk e lëshoi ritmin e saj. Në 30 minutat e para, skuadra e Kontes rrezikon në disa raste me goditje nga distanca nga Pogba dhe Tevez, por ende nuk gjen rrugën e golit. Atë që nuk bëjnë vendasit e bëjnë debutuesit e Serisë A, Verona e cila gjen rrugën e rrjetës pas një goditje nga këndi. Kaçiatore pas një rrëmuje në zonë shtyn topin në rrjetë në minutën e 37-të, dukeiI lënë të shokuar tifozët e Juventusit që nuk lanë asnjë vend bosh.Por bardhezinjtë reagojnë menjëherë vetëm pas tre minutash. Karlos Tevez, i kudondodhur sa në sulm dhe në mbrojtje, krijon hapsirën e nevojshme për të lëshuar siluetën në cepin e portierit mik dhe për të barazuar rezultatin. Juventus nuk ndalet këtu, pasi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë shënon edhe golin e dytë me Jorenten që i kthen nderin Kontes për aktivizimin nga minuta e parë. "Juventus Stadium" ështëiI gjithi në këmbë, ndërsa të dyja skuadrat shkojnë me këtë rezultat në dhomat e zhveshjes.Edhe fraksioni i dytë u luajt vetëm në një portë. Tevez, Jorente, Vidal apo edhe Pogba patën disa raste të pastra por nuk mundën ti konkretizojnë. Më i miri në fushë ishte sulmuesi argjentinas që po tregon ndeshje pas ndeshje që e meriton 10-tën mbi shpinë, ndërsa Llorente tregoi shenja përmirësimi. Me këtë fitore Juventusi ngjitet në kuotën e 10 pikëve, po aq pikë sa Inter dhe Fiorentina.