Real Madriti mund Getafen
Reali i Madridit nuk di të ndalet.Galaktikët fituan derbin e vogël kryeqytetas duke mposhtur Getafen me rezultatin 4-1. Skuadra e Ançelotit nuk e nisi keq ndeshjen, pasi pas vetëm 4 minutash u gjend në disavantazh pas një goli të Miku në minutën e katërt. Reali reagon dhe krijon shumë raste. Presioni i Los Blancos u shpërblye kur pas goditjes së Ronaldos, topi shkoi te mbrojtësi portugez, Pepe që barazoi rezultatin në minutën e 19-të.Pas disa rasteve të vendasve, u akordua penallti për shkak të prekjes së topit me dorë në zonë. Cristiano Ronaldo ishte i saktë nga pika e bardhë duke kthyer rezultatin në favor të galaktikëve në minutën e 34-të.Në praninë e 70.000 spektatorëve në “Santiago Bernabeu”, CR7 ekzekutoi me shpejtësi një gjuajtje të lirë drejt Iscos dhe spanjolli e la të pashpresë portierin e Getafes në minutën e 57-të. Rastet për Realin nuk u ndalën, por nuk ishte mbrëmja e Karim Benzemas, i cili vazhdoi të gabonte dhe u zëvendësua nga Alvaro Morata (80'). Ronaldo më pas goditi edhe shtyllën. Ofensiva mbretërore vazhdoi të sulmonte duke sjellë edhe golin e katërt. Ishte Cristiano Ronaldo (90') që shënoi pas asistimit të Sami Khediras. Real Madridi ka 13 pikë pas pesë javësh dhe është dy pikë prapa Barcelonës dhe Atletico Madrid.Në takimet e tjera, Valencia arriti një sukses të rëndësishëm, duke mposhtur Seviljan me rezultatin 3-1.