Barcelona "ndërpret dominimin"
Barcelona në vitet e fundit po dominon futbollin botëror.E udhëhequr nga një ndër lojtarët më të mirë që ka njohur ndonjëherë futbolli, Lionel Messi, Barca nga dita në ditë po vendos themelet e rekordeve në futboll.E njohur për sistemin tejet efektiv dhe të bukur të lojës më shumë pasime e zotërim, Barça bëri histori në futboll, duke u quajtur si skuadra me futbollin më të bukur ndonjëherë. Por ajo që bie në sy këtë edicion, është ndryshimi taktik i lojës nga ndeshja në ndeshje. Barça me Tata Martinon po bën një sistem më ndryshe të lojës ku ka nisur të ulë posedimin e topit duke bërë më shumë aksione të rrjedhshme.Fakt se Barcelona po ndryshon sistem, ishte edhe loja ndaj Rayo Vallecanos, ku skuadra vendase kishte zotërimin më të lartë të topit në ndeshje, por që Barça arriti të fitojë bindshëm me rezultatin 4 me 0.Ka më tepër se 5 vite që asnjë skuadër nuk ka mundur ti marrë posedimin Barcelonës. Plot 316 ndeshje me radhë, Barcelona dominoi çdo skuadër në botë në zotërimin e topit.Vetëm në vitin 2008, ky rekord u thye në disfatën 4 me 1, nga skuadra e cila në këtë ndeshje e mbajti topin më shumë se "jashtëtokësorët" katalanas.