Franca kampione e Evropës në basketboll
Franca është kampionia më e re e Evropës në basketboll.Francezët kanë arritur t'i gëzohen titullit të tyre të parë në histori, pasi në finalen e Kampionatit të 38-të evropian, kanë mposhtur me lehtësi Lituaninë, me rezultat 80:66.Lituanezët arritën të shfaqin një lojë të mirë vetëm në pjesën e parë, kur ishin në epërsi prej tre pikësh(22:19), kurse më pas gjithçka u dominua nga francezët. Në pjesën e dytë, francezët shënuan 31 pikë, ndërsa lituanezët vetëm 12. Në këtë periudhë loje u bë e qartë se në këtë finale do ketë pak histori, pasi në dy pjesët e tjerë francezët arritën pa vështirësi të ruajnë epërsinë.Basketbollisti më i mirë te Franca kësaj radhe nuk ishte Toni Parker, por Batum, me 17 pikë. Ndërkohë, ylli i San Antonio Spwrs, këtë herë shënoi 12 pikë. Në radhët e lituanezve më i miri ishte Kleiza, me 20 pikë.Në anën tjetër, ish- kampionët e Evropës, spanjollët, u kënaqen me medaljen e bronztë. Ata në takimin për vendin e tretë e kanë mposhtur Kroacinë, me lehtësi 92:66. Më të mirët te Spanja ishin Serxhio Lul, me 21 pikë, Gasol, me 17 pikë, ndërsa te kroatët si zakonisht më i miri ishte Bogdanoviç, me 22 pikë.