Derbi i Stambollit, tifozët pushtojnë fushën
Derbi i Stambollit mes Besiktas dhe Galatasaray, është ndërprerë në minutën e 92 pasi tifozët vërshuan stadiumin.Të udhëhequr nga supersulmuesi Didier Drogba, Gallatasarai fitoi me rezultatin 1-2. Një atmosferë fantastike e përcolli këtë ndeshje, ashtu siç dinë tifozët e Besiktasit, të jenë të zhurmshëm.Portugezi Hugo Almedia, i dërgoi fillimisht në avantazh në minutën e 18, pasi mori një top nga Serdar Kurtulus. Ky gol shënoi edhe epërsinë e skuadrës të drejtuar nga Slaven Bilic. Mirëpo veterani Drogba, në pjesën e dytë i ndezi motorët, dhe me dy golat e tij i dha tre pikë mjaft të rëndësishme, sidomos pas asaj humbje turpëruese 1-6 ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.Kur çdo gjë u mendua se përfundoi, Felipe Melo, ndërhyri ashpër dhe u ndëshkua me karton të kuq. Tifozët vendas hynë në numër të madh në fushë dhe aty filloi lufta e vërtetë në mes tyre dhe policisë, të cilët përdorën edhe shkopat e gomës për ti shpërndarëë.Kjo sfidë me shumë mundësi do të përfundojë me rezultatin 0-3, pasi Beshiktashin e pret një dënim i rëndë nga federata turke.