Barca fiton sërish, shkëlqen Pedro

Barcelona ishte e pamëshirshme në shtëpi të Rayo Vallecanos, ku shënoi fitore prej 4-0.Gjatë ndeshjes ndaj vendasve, ai që shkëlqeu nuk ishte Messi por Pedro Rordriguez që shënoi hat-trick. Goleadën e vet Pedro dhe Barcelona e hapi në minutën e 33. Vendasit luajtën shumë mirë por nuk mundën të gjejnë rrugën e rrjetës fal edhe një forme të shkëlqyer nga Valdez. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin minimal të miqve.Në pjesën e dytë, Rajo Valekano është sërish në sulm por harron mbrojtjen që ndëshkohet nga  Pedro. Sulmuesi spanjoll shënoi golin e tij të dytë në minutën e 47 pas asistit të Fabregas, ndërsa tripletën e përmbylli në minutën e 72-të. Golin e katërt dhe të fundit për Barcelonën e shënoi Fabregas, që ishte edhe goli i fundit në këtë takim. Atletiko Madrid rrëmbeu një fitore të rëndësishme në fushën e Valadolid 0-2, me golat e Raul Garsia dhe Diego Kosta.Me këtë fitore Barcelona përforcon vendin e parë në tabelë me 15 pikë nga pesë javë dhe me një golavarzh +14, duke bërë me dije se rivalët e vet, sidomos ekipet nga Madridi, Real Madrid dhe Atletico Madrid do ta kenë shumë të vështirë që t'ia rrëmbejnë vendin e parë dhe titullin në La Liga.