Fiton Bajern, barazon Dortmund
Bajerni i Mynihut ka arritur një tjetër fitore duke mposhtur ekipin e Schalkes me rezultatin 0 me 4, për javën e 7-të të Bundesligës gjermane.Golashënuesit për ekipin e Bayern Munichut ishin Bastian Schweinsteiger dhe Mandzukic, me dy gola të shpejtë në dy minuta, rezultat ky me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë. Edhe pse Schalke u orvat të bënte diçka më tepër, ishin bavarezët e Bayern që arritën të shënonin edhe dy gola të tjerë nëpërmjet yllit kryesor të tyre, francezit Franck Ribery, në minutën e 75-të dhe sulmuesit Claudio Pizarro në të 84-ën.Borussia Dortmund më në fund është ndalur edhe në Bundesligë. Pas pesë fitoreve rresht në kampionatin e ri të futbollit gjerman, Dortmund, ka arritur vetëm një barazim (1:1) me Nurenbergun. Skuadra e Dortmundit kaloi e para në epërsi me golin e mbrojtësit të krahut të majtë, Marcel Schmezler, i cili shënoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 38-të. Vetëm gjashtë minuta pas fillimit të pjesës së parë, vendasit arritën të barazoi rezultatin. Ishte Per Nilson, ai i cili i shënoi golin e barazimit pas aksioneve të njëpasnjëshme të Nurnbergut. Në vazhdim të ndeshjes, të dyja ekipet u përpoqën të shënojnë sërish, por nuk e ndryshuan rezultatin deri në fund.Pas kësaj jave, Bayern Munich barazon Borussia Dortmundin kryesues me 16 pikë por edhe me golavarazh të njëjtë +11.