Franca, kampione e EuroBasket 2013
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2013, 08:05
Ekipi francez në basketboll, ka fituar kampionatin evropian në këtë sport duke mundur Lituaninë.Francezët që udhëhiqen në ylli i NBA, Tony Parker, i kanë mundur lituanezët me rezultat 80 – 66, mbrëmjen e së dielës në kryeqytetin e Sllovenisë, Lublanë.Basketbollisti i Portland Trailblazers të ligës amerikane te basketbollit, NBA ka shënuar 17 pikë, ndërsa Boris Diaw ka shënuar 15 pikë.Tony Parker ka shënuar 12 pikë gjatë ndeshjes finale të EuroBasket 2013.Të dielën, është luajtur edhe ndeshja gjysmë finale mes Spanjës e cila arriti të mund ekipin kroat me rezultat 92 – 66 për të fituar medaljen e bronztë.