PSG-Monaco, dueli 145,5 milionësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2013, 13:30
Sot në mbrëmje kampionati francez i futbollit luan ndeshjen më të rëndësishme të javës dhe ndoshta edhe ndeshjen e sezonit.Dy klubet që kanë shpenzuar më shumë gjatë merkatos së verës: kampionët e PSG dhe Monaco, do të përballen në "Stade des Prince" në sfidën që pritet të dhurojë gola dhe spektakël.Por prozhektorët janë të drejtuar nga katër futbollistë, ose më mirë katër yje, të cilët në total i kanë kushtuar skuadrave repsektive plot 145,5 milionë sterlina.Pas 5 javësh kampionat Monaco është në krye me 13 pikë, ndërsa PSG në vend të tretë me 11 pikë.