Mojes karikon Runin dhe ekipin e tij
David Moyes ka lavdëruar formën e treguar nga Uejn Runi në takimin e fundit, po ka thënë se ai dëshiron më shumë nga sulmuesi anglez Runi është kthyer në formë duke shënuar tre gola në katër ditë, duke shënuar dopiet në Champions League dhe duke arritur kuotën e 200 golave, që është lojtari I katërt që e arrin në Britani.Duke folur përpara derbi Mançester, David Moyes u tha gazetarëve se ai nuk ishte i befasuar nga Uejn Rooney që kishte bërë këtë start të sezonit. Pa dyshim qëai ka mbetur i kënaqur nga dy golat e Rooney në Champions në fitoren 4-2 ndaj Bayer Leverkusen dhe një performancë të tillë nga sulmuesi, tekniku skocez kërkon ta shikojë sërish këtë fundjavë."Rooney është stërvitur shumë dhe po tregon qartë se çfarë është në gjendje të bëjë. Nëse do të shënojë sërish 2 gola do të ishte një hap i madh përpara dhe unë kërkoj prej tij ta hedhë këtë hap. Ai ka luajtur shumë mirë dhe unë dua që të përmirësohet akoma më shumë. Runi ka punuar shumë dhe tani po jep frytet e lodhjes".Në 10 takimet e fundit mes dy Manchesterëve, United ka fituar në 6 prej tyre dhe më i fundit është suksesi 3-2 sezonin e kaluar në Etihad Stadium, por më pas u mund në shtëpi me rezultatin 2-1. Pavarësisht tensionit në të dy kampet, Moyes u shpreh se këtë ndeshje nuk e konsideron as më shumë dhe as më pak se një derbi."Atëherë, mendoj se është thjesht një tjetër ndeshje dhe një tjetër derbi, ku ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën. Më kujtoni shpesh se sa të vështirë e kam të marrë një rezultat pozitiv në një fushë tjetër, por nuk jam këtu për të folur për këtë".Mojes do të përballet me Pelegrinin që e eleminoi në Champions kur drejtonte Vilarealin në vitin 2005."Në te gjithë botën ka derbi të zjarrta. Une kam përjetuar ndeshje të tilla edhe në Glasgou apo Merseisaid. Ata janë të gjitha ndeshje të mëdha. Janë duele shumë të rëndësishme për lojtarët dhe që në fund të sezonit për të bërë bilancet se cila skuadër grumbullon më shumë pikë"Manchester United dhe Manchester Siti do të përballen të dielën në orën 17:00 dhe pritet të dhurojnë shumë emocione.