Seria A, super duele për javën e katërt
Seria A këtë fundjavë rezervon sfida të mëdha. Dy nga sfidat më të zjarrta do të jenë derbi i Romës, dhe sfida mes Milanit dhe Napolit. Të gjithë të apasionuarit e futbollit të dielën në orën 15:00 do ët gozhdohen përpara ekranit të vogël për të ndjekur një ndër derbet më të zjarrta mes Lacios dhe Romës.Verdhekuqtë vijnë si kryesues të kampionatit dhe nisen të favorizuar përballë një Lazio, që ka ende punë për ët treguar qëndrueshmëri. Bardhekaltrit luajtën edhe në mesjavë dhe do të jenë më të lodhur. TrajneriPetkoviç duket se ja ka marrë dorën derbit të kryeqytetit, pasi ka fituar 2 dhe ka barazuar një, duke ngritur lart dhe trofeun e Kupës së Italisë përballë rivalëve, por çdo sfidë rezervon surpriza të reja.Trajneri i Romës Rudi Garsia në këtë fillim sezoni ka bërë një debutim të shkëlqyer duke i ngjitur verdhekutq në krye të renditjes pas 3 paraqitjesh shumë të mrië dhe do të tentojë që të thyej edhe paraqitjet e fundit të dobëta në derbit e mëparshëm.Fakti interesant se të gjitha skuadrat e mëdha do ti luajnë sfidat e tyre të dielën. Kështu Kampionia e Italisë, Juventus do të pres debutuesit e Hellas Veronës në një takim që nuk pritet të ketë shumë surpriza. Konte mund të hedh nga minuta e parë edhe Jorenten.Inter do ët hap ndeshjet e së dielës në orën 12 e 30 në transfertën e Sasuolos. Zikaltrit vijnë pas barazimit me Juen dhe janë në një formë shumë të mirë. Nga ana tjetër vendasit janë betuar që kur siguruan pjesmarrjen në Serinë A që "kanë ardhur në Serinë A" vetëm për të mudnur Interin", ndaj edhe kjo ndeshje pritet me shumë interes.Ndërkohë që ëmblsira e së Dielës në mbrëmje do të jetë ajo mes Milanit dhe Napolit. Ekipi i Benitezit, është në një formë të shkëlqyer por disi i lodhur pas fitores ndaj Dortmundit pasi shpenzoi shumë energji. Të kaltrit do tentojnë të mbajë ritmin e fitoreve teksa udhëton në "San Siro", përballë një Milani që përtej diferencave mes dy ekipeve këto vitet e fundit i ka dhënë gjithmonë leksione futbolli rivalëve të tij.Benitez është përballur vetëm një herë me Milanin në itali, dhe atëherë është mundur ndaj statistikat flasin kundër tij, por këtë herë Napoli duket mjaftueshëm i uritur për të bërë rezultat në veriun e italisë. Fiorentina do të luaj në transfertë ndaj Atalantës.