Pellegrini: Derbi vlen 6 pikë
Trajneri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, ka konfirmuar se David Silva do të jetë i gatshëm për derbin ndaj Manchester Unitedit që zhvillohet të dielën në Etihad Stadium. Pellegrini ka zbuluar se Micah Richards po ashtu mund të luajë ndaj Cityt, teksa Clichy është në dyshim. City po vuan nga lëndimet e shumta, por Pellegrini shprehet optimist."Richards po stërvitet normalisht me të gjithë skuadrën dhe këtë proces sapo e kanë nisur edhe David Silva dhe Clichy. Ndoshta Clichy nuk do të jetë gati për të dielën, por të gjithë lojtarët e tjerë përveç Demichelis janë gati"Manchester City do të udhëhiqet në duelin me rivalët lokalë nga kapiteni Vincent Kompany, pasi ky i fundit pati një rikthim të suksesshëm nga dëmtimi në fitoren me Viktoria Plzen në Champions League."Mendoj se Vincent është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Edhe nëse do të shikojmë rezultatet, ia kemi dalë mbanë edhe pa të, por gjithsesi ai mbetet gjithmonë i rëndësishëm, pasi i jep besim të gjithë skuadrës"Trajneri i Sitit në fund e cilësoi si një derbi që vlen 6 pikë."Nuk kam nevojë që të flas për rëndësinë e derbit, por pasi kam punuar këtu dhe po jetoj këtu, mendoj se është ndeshje e veçantë. Është një ndeshje prej gjashtë pikësh. Është shumë fitore me rëndësi, ndaj një prej ekipeve më të rëndësishme. Është më me rëndësi të fitojmë se sa të mos humbasim. Ne do të tentojmë ta fitojmë takimin"Trajneri kilian nuk la pa komentuar edhe shifrat që flasin pro Moyes, 12 fitore kundër City në 22 ndeshje kur ai ishte në drejtimin e Evertonit para se të zëvendësonte Ferguson. Për Pellegrinin këto shifra janë impresionuese por kujtoi se ai ka arritur ta mposhtë Evertonin e Moyes në kualifikueset e Champions League në 2005-ën, kohë kur ndodhej në stolin e Villarrealit.