Bundesliga, java e 6-të pritet e zjarrtë

Fundjava pritet të jetë spektakolare edhe në në Bundesligë. Takimi më i rëndësishëm i javës së 6-të luhet në "Gelzenkirshen", ku Schalke 04, do të pres kampionët e Gjermanisë Bayerin e Mynihut.Pep Guradiola do të ketë testin e parë serioz për të përballur forcat në Kampionatin Gjerman edhe Schalke këto vitet e fundit ka qenë një një kundërshtarë jo I lehtë për bavarezët. Forma e treguar deri tani në kampionat nga blutë mund të surprizoj edhe Bajernin.Në këtë sfidë përballë do të vihen edhe dy vëllezërit Boateng, Jerom që vesh fanellën e Bayernit dhe Kevin Prince që mban atë të Schalkes. Ish-lojtari i Milanit ëshët ambientuar mjaftë mirë me Shalken madje edhe duke shënuar dhe do të jetë një kërcënim për portën e Nojerit.Kryesuesja e Bundësligës, Borusia Dortmund do të kenë një sfidë jo shumë të lehtë ndaj Nurneburgut. Pas humbjes ndaj Napolit, skuadra e Klop do të kërkoj reagimin e menjëhershëm me një fitore në transfertë.Mainz dhe Leverkusen do të përballen mes tyre në një duel që gjithmonë ka dhuruar grint dhe kontestime. Ndërkohë nuk duhet harruar as dueli mes Hamburgut dhe Verder Bremen. Të dyja skuadrat kohët e fundit notojnë në ujëra të turbullta por në sfidat e tyre gjithmonë kanë prodhuar shumë gola dhe spektakëlNdërkohë që të Dielën, një arsye më shumë për të qëndruar përpara ekranit janë dy çiftet mes Freiburg-Hertha dhe Shtutgart-Eintracht.