PSG dhe Ibra drejt rinovimit

Paris Saint Germain largon Zlatan Ibrahimoviç nga orbita e Manchester Cityt duke i ofruar një kontratë të re. Zërat e javëve të fundit flasin për një transferim të mundshëm të gjigantit suedez në "Etihad Stadium", por sheiku Al Khelaifi dëshiron që ta mbajë me çdo kusht xhevahirin e tij në skuadrën kampione të Frances, kontrata aktuale e të cilit skadon në vitin 2016.Por për të gjetur gjuhën e përbashkët, sheiku nga Katari duhet të bëjë një sforcim tjetër ekonomik, pasi mendon t'i ofrojë plot 290 mijë Euro në javë, rreth 50 mijë më shumë se paga aktuale.Palët janë në detajet e fundit të diskutimeve që pritet të zyrtarizohen brenda pak ditësh. Në një intervistë të kohëve të fundit, Ibrahimoviç, i cili e ka nisur karrierën në moshën 16-vjeçare te Arsenali, e ka pranuar se Anglia e intrigon, por u shpreh i sigurt se do ta mbyllë karrierën te klubi parisien ku sezonin e shkuar fitoi titullin kampion.Suedezi deri më tani nuk ka mundur dot të fitojë Ligën e kampioneve por sukseset në karrierën e tij nuk kanë munguar. Ai ka fituar Kampionatin me të gjitha ekipet ku ka luajtur dhe këtë gjë e bëri vitin e kaluar me PSG 31-vjeçari është aktivizuar 38 ndeshje në radhët e skuadrës parisiene ku ka shënuar edhe 31 gola.