Llorente ka ende shpresa
Që Juventus është në krizë kjo as që mund të mohohet, por ngelet të shohim se sa do të zgjasë. Bardhezinjtë gjatë verës e përforcuan sulmin me dy blerje të rëndësishme, Tevez dhe Jorente dhe menjëherë u mendua se do të ishte një dyshe si Del Piero dhe Trezege.Por Konte duket tërësisht i pakënaqur nga spanjolli ndërsa beson te Tevez që ia ka shpërblyer me tre gola deri më tani. Dëmtimi i Vuçiniç u pa si një shans i mirë për spanjollin Fernnando Jorende por nuk mendoi kështu tekniku juventin që e la në stol. Gjatë të gjitha ndeshjeve të zhvilluara deri më tani ai është ngritur për shumë minuta duke u stërvitur për tu hedhur në fushë, po asnjëherë nuk ka ndodhur përveç sfidës së parë në Serinë A.Kjo situatë nuk mund të kalohet pa u vënë re sepse nga Spanja kanë nisur të pyesin për fatin e lojtarit dhe në shoqërinë bardhezi nuk mund të fshihen më pas gishtit. Vëllai dhe agjenti i lojtarit, Chus Llorente shprehet se ai tashmë ndihet pak entuziast për eksperiencën e re.Gjithsesi, Janari nuk është muaji ideal për largimin e mbretit Luan nga Torino sepse edhe nën drejtimin e Marcelo Bielsas te Athletic Bilbao ai ka treguar durim duke punuar përditë për një vend titullari në formacion. Stafi teknik vazhdon të dërgojë sinjale pozitive për punën që po bën spanjolli po Conte s'është i bindur.Nga Vinovo vijnë zëra se tetori do të jetë muaji i shtatlartit bask, por deri në debutimin që nga minuta e parë, Llorente do të vazhdojë të mbetet një i padëshiruar. Ai duhet të shfrytëzoj të gjitha mundësitë që do ti jepen në rast se nuk dëshiron të njëjtën fat si Bendtner.