Ja si ndryshon Inter me Tohir
Inter është tashmë në duart e Erick Thohir dhe në shtëpinë zikaltër merkatoja e janarit bëhet fondamentale, duke parë që manjati indonezian vjen fuqishëm në krye të klubit milanez. Sipas asaj që shkruan "La Gazzetta dello Sport", mes emrave për të cilët interesohet Interi është edhe ai i Marco Verratti, i cili sapo ka rinovuar me PSG deri në vitin 2018 dhe për të cilin interesohet edhe Juventus, Fiorentina dhe Napoli.Talenti italian fiton 2 milionë euro në vit plus premio por Inter mund të jetë në pole-position falë Leonardos, ish tekniku i zikaltërve dhe ish Drejtor Sportiv i parizienëve dhe të cilin Moratti kërkon ta "inflitrojë" në klub si njeriun e tij për të parë lëvizjet e Tohir.Emri tjetër është ai i katalanasit Martin Montoya, të cilit i skadon kontrata në qershor, por në garë janë edhe Arsenal e Liverpool. Emri i mbrojtësit spanjoll qarkullon prej kohesh në ambientin zikaltër, por marrja e tij është disi e vështirë pasi edhe katalanasit janë të pavendosur nëse duan ta shesin. Emra të tjerë në listën e Tohir janë edhe Emiliano Insua i Atletiko Madrid që ka zhvilluar një sezon shumë të mirë. Indoneziani preferon edhe tre emra: Cristian Ansaidi i Zenitit, Frank De Boer (Ajax) dhe Michael Laudrup (Swansea).Por me ardhjen e Tohir në rrezik është edhe stoli i Valter Mazzarrit. Nuk dihet ende në rast se ai do të qëndrojë në stol pas ardhjes së Tohir gjithsesi duhen pritur ditët në vazhdim për të parë ndryshimet te zikaltrit. Massimo Moratti ka konfirmuar për mediat italiane se ai me shuam mundësi nuk do të jetë me president i zikaltërve.