Basketboll, gjysmëfinalja e dytë Kroaci-Lituani

Basketbollistët e Lituanisë kanë arritur të kualifikohen në gjysmëfinale të Kampionatit evropian të basketbollit, që po mbahet në Slloveni, pasi e kanë mposhtur Italinë, në çerekfinale me shifrat 81:77. Lituanët do të përballen në gjysmëfinale me Kroacinë, që do të jetë një përsëritje e gjysmëfinales së vitit 1995, kur Lituania i kishte gjunjëzuar kroatët.Takimi ndërmjet Lituanisë dhe Italisë ishte i barabartë, por në gjashtë minutat e parë të pjesës së fundit italianët nuk arritën të shënojnë asnjë pikë duke i krijuar mundësine lituanezve të krijojnë një kuot pikësh të paarritshme 15:0, e cila ishte vendimtare për fituesin e kësaj sfide. Seibutis dhe Kalnietis ishin lojtarët më të mirët te Lituania, me nga 17 pikë, ndërsa në radhët e Italisë më efikasi ishte Marko Belinelli, me 22 pikë, derisa Alesandro Xhentile shënoi 15 pikë.Kroatët mbrëmë mundi Ukrainën me rezultat 84-72, duke hyrë në fazën finale të këtij evenimenti të madh të basketbollit evropiane. Basketbollistët e Kroacisë gjatë gjithë ndeshjes janë shfaqur skuadër më e mirë, ndërda ukrainasit nuk ia dolën që të gjejnë formulën për të ndalur lojën e mirë të kroatëve, të cilët e fituan ndeshjen me rezultat 84-72. Kroacia në ndeshjen e gjysmëfinales do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Lituani-Itali, kurse Ukraina pas kësaj disfate i thotë lamtumir Evropianit 2013Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen të sot. Kroacia dhe Lituania do të përballen në orën 17:45, ndërsa Spanja dhe Franca në orën 21:00.