Ronaldo: Del Bosque më i miri, ç'gabim i Perez
Kur Cristiano Ronaldo erdhi tek Real Madrid në krye të pankinës ishte Vincente Del Bosque, fituesi i freskët i Champions League kundër Bayer Leverkusen, por në fund të atij sezoni Florentino Perezit nuk i mjaftoi as fitimi i kampionatit spanjoll: gabimi më i rëndë i presidentit "Los Blancos" sipas fenomeni brazilian."Ka qenë trajneri më i mirë që kam patur, sepse ishte shumë e lehtë. Pëlqehej nga të gjithë lojtarët pasi sillej mirë dhe nuk sillte probleme. Të vetmit me të cilin kam patur probleme kanë qenë Cuper dhe Capello. Trajnerët duhet të fitojnë besimin që të jetë të respektuar, ka përfunduar epoka e diktatorëve. Duhet të hynë në kokën e lojtarëve për të kuptuar se çfarë duan ata. Tani nuk e di se çfarë ka ndodhur në ato momente, por të gjithë u shokuam kur Perez e zëvendësoi Del Bosquen, edhe pse ishim duke festuar fitimin e La Ligas".Më pas fenomeni foli për krahasimin mes tij dhe Kristianos dhe për kokurrencën ne kohën e tij dhe tanishme."Jemi dy futbollist të ndryshëm. Unë kam qenë një sulmues i parë ndërsa ai është i dytë. Ronaldo me ardhjen te Reali është shëndrruar në një goleador të vërtet , dhe më besoni të shënosh është ndjenja më ë bukur që mund të përjetosh. Në kohën time konkurrenca ka qenë më e madhe. Tashmë ka vetëm dy futbollist, Kristiano dhe Mesi ndërsa Neymarit i duhet ende punë. Në kohën kur luaja unë kishte shumë futbollist të medhenj si Zidan, Rivaldo, Ronaldinjo, Batistuta, Oëen, Figo ndaj edhe kokurrenca ka qenë më e madhe atëherë"