Alves: Barça në tranzicion
Mbrojtësi i Barcelonës Dani Alves e pranon se Blaugranat janë një kantier në ndërtim e sipër, por beson se trajneri Gerardo Gerardo "Tata" Martino do të regjistrojë suksese më të mëdha se sezoni i shkuar. Braziliani beson se skuadra do të përmirësohet edhe më shumë në të ardhmen për të arritur fitore."Jemi ende në një fazë tranzicioni sepse për të dhënë më të mirën tonë duhet të punojmë shumë. Jemi në rrugën e duhur sepse edhe pse kemi bërë ndryshime të mëdha, vazhdojmë të fitojmë"Në vijim, mbrojtësi sqaron se skuadra po përpiqet të aplikojë një filozofi të re. Ai mendon se gjërat mund të ndryshojnë me kalimine kohës dhe se sulmuesit do të marrin rolin që u takon."Ajo që ne bëjmë tani nuk është shumë e ndryshme nga e shkuara por po fusim në lojë elementë të rinj për fazën mbrojtëse por edhe në repartin e sulmit ku lojtarët kryesorë të skuadrës duhet të kenë raste të bollshme për të shënuar. E dimë shumë mirë se kemi ende punë për të bërë pasi duhet të ushtrojmë më shumë presion apo të luajmë të bashkuar si një ekip i vetëm"30-vjeçari nuk harron të përgëzojë edhe bashkëkombasin Neymar për paraqitjet e tij. Ai shton se ish sulmuesi i Santosit është një nga më të mirët në botë dhe po mëson shumë për t'u përshtatur sa më mirë me skuadrën.