Europa League, fiton Lacio, turpërohet Valencia
Lazio ka siguruar tri pikët e para në kuadër të Europa League. Skuadra italiane, ku për 90 minuta u paraqit edhe mbrojtësi shqiptar, Lorik Cana, Lazio para shikuesve të vetë ka triumfuar me rezultat minimal prej 1:0 ndaj ekipit polak Legia Warsaw. Golin e vetëm dhe të fitores për ekipin lacial e shënoi mesfushori brazilian, Hernades, në minutën e 53-tëPas kësaj fitoreje, Lazio renditet në vendin e dytë të grupit J me tre pikë. Lider i këtij grupi është skuadra turke, Trabzonspor, i cili mposhti si mysafirë ekipin Apollon Limassol.Edhe Fiorentina arriti nj fitore tw rwndwishme me rezultatin 3-0. Golat pwr vjollcat u shënuan nga Rodriges, Matos dhe Rosi. Swansea ka arrit të fitore të rëndësishme në kuadër të Europa League. Ekipi uellsian, i cili garon në Premier Leagun angleze, triumfoi ndaj Valencias me rezultat të thellë prej 3:0.Swansean në epërsi e solli, Wilfred në minutën e 15-të të ndeshjes ndërsa golin e dytë për ekipin e drejtuar nga strategu danez, Michael Laudrup, e realizoi supersulmuesi spanjoll, Michu, në minutën e 58-të. Ndërsa golin e tretë dhe të rezultatit final, atë të 3:0 për Swansean e shënoi De Guzman, në minutën e 62-të pas një goditje precize nga gjuajtja e lirë. Vlen të theksohet se skuadra spanjolle ka luajtur për rreth 80-të minuta pa një lojtar, pas përjashtimit me karton të kuq të qendër-mbrojtësit francez, Adil Ramit.Pas kësaj fitore, Sweansea udhëheq grupin A me tre pikë, po aq sa ka edhe ekipi zviceran i St. Gallen-it, i cili triumfoi si vendas ndaj Kuban-it me rezultat 2:0. Një nga sfidat më interesante të mbrëmjes mes Real Betis dhe Lionit, përfundoi pa gola.