United, me rekord të fitimit vjetor
Manchester United ka konfirmuar se ka arritur një fitim vjetor prej 363.2 milionë paundësh për 12 muajt e fundit, me një rritje prej 13.4 për qind nga viti i kaluar. Ngritja 29.7 për qind në përfitimet komerciale duket se janë arsyeja për fitimin rekord të klubit nga “Old Trafford”, ashtu si edhe marrëveshja e re sponsorizuese dhe liçensimi i produkteve që kanë sjellë 152.5 milionë paund.Kjo e ka ndihmuar Unitedit që të ketë një rekord të fitimit neto prej 146 milionë paund, teksa borxhi i klubit ka rënë në 389.2 milionë paund, me një rënie prej 10.9 për qind.“Ne jemi shumë krenarë për rezultatet fiskale për vitin 2013. Biznesi komercial vazhdon të jetë një motor i fuqishëm i rritjes që i mundëson ekipit të jetë i suksesshëm. Ne kemi fituar titullin e 20-të të Ligës Premier dhe jemi të kënaqur që e kemi David Moyesin që po na udhëheq në kapitullin e ri. Ne mezi presim zhvillimin e këtij sezoni, në fushë dhe jashtë saj”, u shpreh drejtori Ed Woodward.Pagat janë ngritur me 11.6 për qind (duke shkuar në 180.5 milionë paund. Manchester United parashikon që fitimi vjetor për vitin 2014 të jetë një rekord tjetër mes 420 dhe 430 milionë paundësh.