Spanjë-Francë, gjysmëfinalja e parë në Eurobasket

Skuadra kampione në fuqi e Evropës, Spanja, i ka dhënë leksion Serbisë, në ndeshjen çerekfinale në Eurobasket, që po mbahet në Slloveni, duke e mposhtur me madje 30 pikë epërsi, 90:60.Spanjollët patën paraqitje brilante dhe që nga fillimi u treguan dukshëm më të mirë se serbët. Spanja ka qenë shkatërrimtare për Serbinë, ndaj së cilës ka fituar me 30 pikë diferencë, 90-60, në ndeshjen e parë çerekfinale të Eurobasket. ‘Stuhia e Kuqe’ ka qenë dominuese gjatë gjithë ndeshjes, duke shkuar madje deri në 40 pikë diferencë (69-29), ndërsa serbët u treguan të pafuqishëm, duke e bërë lojën më të dobët në këtë eveniment. Spanjollët kanë qenë të frikshëm në çerekun e pare të lojës, të cilin e fituan 21-5. Edhe në periudhën e dytë ata ishin dominues (27-18), për ta mbyllur pjesën e parë 48-23. Dominimi i tyre ka vazhduar edhe në periudhën e tretë, të cilën e mbyllën me rezultat 25-16, duke e thelluar edhe më tej epërsinë, ndërsa në 10 minutëshin e dytë serbët ishin më të mirë (21-17), por kjo nuk u mjaftoi aspak dhe ata do t’i marrin valixhet dhe të kthehen në shtëpi. Më i miri në fushë ishte Rodriguez me 23 pikë.Në gjysmëfinale, Spanja do të përballet me Francën. Kjo e fundit, në çerekfinale ia doli të mposhtë mikpritësen e këtij Evropiani, Slloveninë, në një atmosferë madhështore, me rezultat 72:62. Francezët në këtë takim bën lojën më të mirë në këtë kompeticion. Në dy pjesët e para u zhvillua një lojë kryesisht e barabartë, kurse në 20 minutat e fundit francezët ishin më të mirë dhe arritën të krijojnë epërsi të paarritshme për sllovenët. Deri te fitorja, Francën e udhëhoqi Toni Parker, me 27 pikë. Ndërkaq te Sllovenia më i miri sërish ishte Goran Dragiç, me 18 pikë.