Kukësi “shfryhet” me Skënderbeun
Dy nga skuadrat që bënë paraqitjet më të mira në Kupat e Evropës, Skënderbeu dhe Kukësi, u përballën dje në Korçë me njëra-tjetrën, në një duel që do të tregonte vlerat e vërteta të tyre. Verilindorët u zgjuan ndërsa korçarët ngelën ende në gjumë. Skuadra e Cungut mori një fitore të madhe në shifrat 3-1.Pa kaluar as 6 minuta, Progni me një lëvizje të bukur në zonë ja dërgon topin në rrjetë Shehit, që kishte shumë pak mundësi reagimi. Pas 5 minutash, Cikalleshi vë në provë portierin e Skënderbeut, që këtë herë reagon shumë mirë. Në minutën e 29-të, skuadra e Cungut godet sërish duke shënuar golin e dytë. Hoxha shmang bukur Ademirin e përgjumur dhe me pas godet nga jashtë zone duke befasuar Shehin.Me fillimin e pjesës së dytë, kur pritej që vendasit të reagonin, ishin prapë kuksianët që shënuan golin e tretë dhe të dytin personal për Prognin. Skuadra e Mirel Josës, tregon shumë pak nga loja e vet, duke mos rrezikuar për asnjë moment miqtë që ishin më të vendosur për të fituar. E vetmja gjë që mund të bënin korçarët për lojë, ishte goli i ashtuquajtur “i nderit” i cili u shënua nga kapiteni Shkëmbi në minutat e fundit të takimit.Me këtë fitore Kukësi barazon Kampionët e Shqipërisë, në të njëjtën kuotë pikësh me nga 3 pikë. Skënderbeu nga ana tjetër, nuk është ulur ende me këmbë në tokë. Dy humbje në tre javë, janë shumë për një ekip kampion.