Higuain: Fitorja kundër Dortmundit, shumë e rëndësishme

Sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain, ka theksuar se fitorja kundër Borusisë së Dortmundit (2:1) në ndeshjen e parë të fazës së grupeve, është shumë e rëndësishme për skuadrën e tij."Kjo është një fitore shumë e rëndësishme kundër një skuadre që ishte finaliste në edicionin e kaluar dhe që aktualisht është në krye të Bundesligës. Për këtë arsye ky është një rezultat i madh për ne".Argjentinasi nuk di ta dallojë rëndësinë e golit në Serinë A ose në Champions."Golat janë të rëndësishëm si në Serie A, si në Ligën e Kampionëve, prandaj unë nuk mund t'i dalloj. Gjëja më e rëndësishme ishte të fitojmë, dhe me golin e Lorenco Insinjes ne ishim në gjendje për të kontrolluar situatën më mirë".Ish-sulmuesi i Real Madridit, në fund pohoi se është më lehtë të kesh sukses në futbollin spanjoll se sa në Itali."Serie A është një ligë më e vështirë se Primera Division, kjo është e sigurt. Ne kemi një ekip të madh, një trajner të madh, prandaj shpresoj se mund të vazhdojmë me këtë ritëm".Higuain ka bërë një nisje të shkëlqyer të sezoniut me Napolin duke shënuar dhe e ndihmuar Napolin për të fituar si në kampionat ashtu edhe në Champiosn League. Largimi i Cavanit tashmë nuk ndjehet, pasi argjentinasi po shëndrrohet në një Diego Maradona të dytë për ekipin e tij.