Bogdani refuzon Leçen
Erjon Bogdani nuk do të luaj me Leçen. Ka qenë vetë shtatlarti shqiptar, që ka deklaruar se nuk do të bashkohet me skuadrën puljeze që militon në Lega Pro dhe pas tre javëve të para mbetet në vendin e fundit me asnjë pikë. Bogu kërkon rikthimin te Siena në Serie B, skuadër nga e cila u largua vetëm pak muaj më parë për shkak të përfundimit të kontratës.Në një intervistë për faqen italiane, “TuttomercatoWeb.com”, sulmuesi i kombëtares e pranon se i ka bërë një kërkesë klubit toskan dhe tashmë është në pritje të përgjigjes zyrtare. Në lidhje me skuadrën e Leçes, atë nuk e bind ideja për të luajtur në Lega Pro edhe pse skuadrën puljeze e vlerëson shumë, ashtu si edhe sulmuesin e saj, Fabrizio Miccoli.Fjalë të qarta nga ana e shtatlartit kuqezi që i mbyll përfundimisht derën shoqërisë verdhekuqe. Por ndërkohë që Bogdani lëshon sinjale ndaj shoqërisë toskane, një lajm i keq vjen për të. Drejtori sportiv i Sienas, Stefano Antonelli thekson se 36-vjeçari nuk do të rikthehet. Për shkak të mungesës së një skuadre, Erjon Bogdani nuk u grumbullua as nga trajneri i kombëtares, Gianni de Biassi në dy ndeshjet eliminatore kundër Sllovenisë dhe Islandës dhe nëse e ardhmja e tij do të vazhdojë të jetë e paqartë, ai rrezikon edhe dy sfidat e fundit ndaj Zvicrës e Qipros.