Berisha mbron Kaçen: Ndëshkimi nga PAOK, do të ishte një standart mesjetar

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka marër në mbrojtje futbollistin e talentuar të Kombëtares sonë Ergys Kaçe, i cili u bë viktimë e sulmeve mediatike greke dhe tifozërisë së ekipit grek për të cilin luan pas publikimit të fotografisë së tij me bluzën me inicialet e UÇK-së në Facebook. Duke e vlerësuar si viktimën e fuindit të albanofobisë, Berisha shprehet se mjerisht, drejtues te klubit sportiv PAOK nga trysnia e nazisteve apo albanofobia e tyre, duan te ndeshkojne me nje standart mesjetar futbollistin.“O SA MIRE ME QENE SHQIPTAR!Per albanofobet, nje bluze e kuqe me germat e UÇK-se, me keq sesa foto e Hitlerit.Te dashur miq, prej disa javesh viktima e fundit e albanofobise eshte bere futbollisti i talentuar shqiptar qe luan ne ekipin e klubit PAOK te Selanikut dhe ne kombetaren tone, 20 vjeçari Ergys Kaçe. Shkak i stuhise raciste mesjetare kunder yllit te futbollit eshte bere postimi prej tij ne Facebook i nje fotoje personale, ne te cilen ai ka dale me nje bluze te kuqe ku shkruhet UÇK. Kete beteje e nisen nazistet grek, dhe dihet se rracizmi eshte ideologjia e tyre. Por mjerisht, drejtues te klubit sportiv PAOK nga trysnia e nazisteve apo albanofobia e tyre, duan te ndeshkojne me nje standart mesjetar futbollistin” shkruan Berisha.Në vijim të komentit të tij, Berisha thekson se nje bluze e UÇK-se nuk eshte dhe nuk mund te jete kercenim per asnjeri. Shqiperia dhe Kosova jane te percaktuar qarte per respektim te plote te kufinjeve egzistues.“Ne rast se vendimi i tyre eshte rezultat i trysnise se nazisteve kjo eshte nje fatkeqesi jo vetem per per kete klub me emer, por edhe per qytetin e hapur te Selanikut. Ne rast se qendrimi i tyre ka ne baze urrejtjen per UÇK-ne, atehere eksponentet e Agimit te Arte duhen konsideruar me te civilizuar pasi se paku jane te hapur. Nje bluze e UÇK-se nuk eshte dhe nuk mund te jete kercenim per asnjeri. Shqiperia dhe Kosova jane te percaktuar qarte per respektim te plote te kufinjeve egzistues, por per çdo shqiptar ajo perfaqeson djemte dhe vajzat, burrat dhe grate, qe me sakrificen e tyre sublime iu rikthyen shqiptareve te pushtuar, lirine dhe dinjitetin e munguar dhe bene edhe Ballkanin me te lire, me te drejte”përfundon Berisha.Të martën në një intervistë për “Nova”, platforma televizive tokësore dhe satelitore greke, futbollisti shqiptar i ekipit të PAOK-ut të Selanikut, Ergys Kaçe ka sqaruar se çfarë ka deklaruar në komisionin disiplinor ku është thirrur ditën e hënë përsa i përket publikimit të fotografisë së tij me bluzën me inicialet e UÇK-së në Facebook, që ka shkaktuar reagime të ashpra në gjithë Greqinë.Midis të tjerash Kaçe thekson se i vjen keq që me këtë veprim u ka dhënë të drejtën disa njerëzve të flasin keq për ekipin e PAOK-ut dhe tifozët e tij.Në shpjegimin e tij para komisionit të disiplinës, Kaçe ka deklaruar se nuk e dinte se çfarë ishte UÇK-ja. “Bluzën e vesha sepse pashë që ishte flamuri shqiptar dhe nuk më shkoi në mendje se do të shkaktonte këtë reagim në Greqi. Po ta dija nuk do ta vishja, pasi këtu jetoj, këtu jam rritur, këtu shkova në shkollë dhe këtu është atdheu im i dytë”, ka thënë futbollisti.I pyetur nëse e njihte historinë e UÇK-së, ai ka sqaruar se kur ka ardhur në Greqi ka qenë vetëm dy vjeç. “Madje, kur shkoj me kombëtaren shqiptare, lojtarët e tjerë më tallin se nuk flas mirë gjuhën shqipe. Tani po mësoj edhe himnin e Shqipërisë”, ka thënë ai.Kaçe ka deklaruar gjithashtu se fotografinë me bluzën me inicialet e UÇK-së nuk e vendosi ai në Facebook, por një shoku i tij, ndërsa ka përsëritur se kërkon të falur nga ekipi të cilin e ka vënë në këtë pozitë dhe nga të gjithë grekët.Drejtuesit e klubit pasi kanë dëgjuar futbollistin shqiptar kanë konkluduar që Ergys Kaçe të mos marrë pjesë në veprimtaritë e ekipit derisa të dalë vendimi për të ardhmen e tij.