Përplasje spektakolare, Skënderbeu-Kukësi
Sot në stadiumin e Skënderbeut, përballë do të vihen dy nga skuadrat që kanë dhuruar emocionet më të mëdha të viteve të fundit në Kupat e Evropës.Të gjithë Shqiptarët ëndërruan për këto dy ekipe se do të mund të bënin historinë, por edhe aventura e tyre u mbyll në fazën e Plej-ofit. Në këtë fillim Kampionati gjendja e të dyja skuadrave është për të ardhur keq. Sot do të luajnë për javën e tretë ndërsa në dy takimet e para kanë dhuruar pak ose aspak nga vlerat e tyre.Vendasit vijnë pas humbjes ndaj Flamurtarit pas shumë incidentesh dhe do të kërkojnë të marrin veten duke kërkuar një fitore ndaj Kukësit. Trajneri Mirel Josa e ka të gjithë ekipin në dispozicion dhe nuk pritet të ketë shumë ndryshime në lidhje me 11-shen që do të hedhë në fushën e lojës 4-5-1.Në portë do të jetë gardiani Shehi, në mbrojtje, Arapi, Gvozdenoviç, Bici, dhe Ademir, mesfusha do të jetë e mbipopulluar me Tomiç, lilaj, Shkëmbi, Orelesi dhe Muzakën ndërsa sulmi do ti besohet vetëm Ribaj. Sulmuesi kryesor Pejiç me shumë mundësi do ta nis këtë takim nga stoli.Nga ana tjetër Kukësi do të zbres sonte në fushë vetëm për fitore pasi në dy takime e para ka zhgënjyer të gjithë tifozët me dy humbje. Presidenti Safet Gjici dhe trajneri Armando Cungu do të kërkojnë nga skuadra një reagim të menjëhershëm pasi nuk mund të tolerojnë më hapa falls. Verilindorët pritet të luajnë më këtë formacion 4-4-2.Në portë do të jetë Halili, në mbrojtje Hallaçi, Malota, Brahja, Smajli, në mesfushë, Alika, Allmuça, BRatiç dhe Crogni, në sulm do të jetë dyshja Popoviç dhe Hoxha.Kujtojmë se Skënderbeu dhe Kukësi janë përballur gjithsej katër herë mes tyre, ku korçarët kanë 3 fitore ndërsa kuksianët vetëm 1. Stadiumi sot pritet të jetë i mbushur ndërsa me siguri që do të presim spektakël në 90 minutat që do të zhvillohen në orën 18:00.