Fitojnë Bayerni dhe Siti

Bayern Munchen si kampion në fuqi i Europës, e nisi në mënyrë perfekte sezonin e ri të garës më prestigjoze në Botë, Champions League, duke mundur skuadrën ruse CSKA Moscow me rezultatin 3-0.Pjesa e parë e ndeshjës i takoi "Bavarezëve" të cilët në pushim shkuan me epërsinë e dy golave. Fillimisht ishte David Alaba ai që kaloi në avantazh Bayernin në minutën e 4’ të ndeshjes, për të vulosur rezultatin përfundimtar të pjesës së parë, Mario Mandzukic katër minuta para fishkëlimës së përfundimit të 45 minutave të ndeshjes. Skuadra e Pep Guardiolas vazhdoi dominimin edhe ne pjesën e dytë, duke shënuar golin e tretë në minutën e 68’ me anë të Arjen Robben. Deri në fund të ndeshjes gola nuk pati, nisje fantastike e Bayernit në edicionin e ri të Champions League.Manchester City, ishte favorit absolut përballë skuadrës Çeke, Viktoria Plzen. Edhe pse të dyja skuadrat i patën rastët e tyre, pjesa e parë e këtij dueli u mbyll me rezultat të barabartë 0-0.Pjesa e dytë ishte "Ferr" i vërtetë për skuadrën Çeke, ku miqtë ishin të pandalshëm, duke shënuar tre gola të shpejtë. Fillimisht Edin Dzeko në minutën e 48’, pastaj për 0-2, Yaya Toure vetëm pesë minuta më vonë, ndërsa për 0-3, Sergio Aguero në minutën e 58’.Deri në fund të 90’ minutave nuk pati më gola, duke shënuar një fitore e pastër e trajnerit Manuel Pellegrini dhe e skuadrës së Man. City.