Murinjo dhuron spektakël në konferencën për shtyp
Jose Mourinho vazhdon të bëjë show në konferencat për shtyp. Portuezi dje ka dhuruar show përballë gazetarëve në prag të sfidës ndaj Bazelit. Roli i ri që u mundua të bëjë "Special One", ishte ai i aktorit."Kam në grupin tim shumë zogj që presin në vezët e tyre që mamaja të kujdeset për ta…madje në këtë rast mund të them se presin babain që duhet t'i mbrojë dhe t'i mbajë të ngrohtë për t'i ndihmuar të përmirësohen përditë e më shumë. Kur të vijë momenti që moti të ndryshojë dhe dielli të shkëlqejë do t'i thyej këto vezë që të vegjëlit të dalin në jetë dhe të kërkojnë nivelet më të larta", u shpreh Mourinho.Real Madrid ishte një tjetër dimension dhe duket se në Londër, Mourinho gati gati po shijon pushimet pas presionit që kaloi për tre vite rresht në Spanjë. Gjithsesi, Mourinho kërkon gjithmonë stimuj dhe ata i arrinë vetëm në nivelet më të larta të futbollit europian, prandaj të ëndërrosh nuk kushton asgjë."Ta nisim me një fitore do të jetë një sukses i madh. Chelsea ëndërronte ta fitonte Champions League, por tani ëndrra është që të fitojë sërish. Ky trofe nuk është më një obsesion as për mua dhe as për klubin, por sido që të jetë, unë dua vetëm të fitojë. Baseli është një kundërshtar i fortë që gjatë viteve të fundit ka mundur Manchester United dhe Tottenham. Champions League mbetet një eveniment ku duan të gjithë të jenë të pranishëm, dhe këtë e patë sezonin e shkuar, pasi edhe pse skuadra fitoi trofeun, në çerekfinale dhe gjysmëfinale stadiumi sërish nuk ishte plot", tha ai.Në fund, "Special One" theksoi se do të japë gjithçka për këtë klub, edhe pse nuk ka aspak presion nga ana e tifozëve, shoqërisë dhe presidentit.