Manchester Unted fiton 4-2 ndaj Leverkusen

Manchester United i David Moyes e ka nisur më së miri aventurën në Champions League, pasi ka mposhtur rivalët e fortë gjerman të Bayer Leverkusen me rezultatin 4 me 2.Serinë e golave për Djajtë e Kuq e hapi sulmuesi anglez Wayne Rooney që në minutën e 22-të, rezultat ky me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.Rezultatin 1 me 1 e barazoi gjermani Rofles në miutën e 54, ku u mendua se gjermanët u rikthyen në lojë, por kështu nuk mendoi edhe Van Persie, ku vetëm pas pesë minutash e riktheu epërsinë e United duke shënuar një gol të bukur.Vulën përfundimtare kësaj ndeshje ia dhanë Rooney me golin e tij të dytë në minutën e 70 dhe Valencia në të 79-ën, edhe pse gjermanët shënuan edhe golin e dytë në minutën e 88 përmes Toprak, por ishte vonë për diçka më tepër. Kështu Djajtë e kuq e fitojnë sfidën e parë duke dhënë sinjalin se do të kenë një sezon të madh edhe në Champions League këtë sezon.Ndërsa në tjerët në grupin A, Shakhter Donetsk, mposhtën pastër 2-0 Sociedadin me dy gola të Aleks Tekseira në minutën e 65 dhe 87-të.