Juventus "ngrin" në Danimarkë

Të apasionuarit e futbollit as nuk kanë mundur të imagjinojnë një nisje më të mirë të garës më prestigjioze për klube, Ligën e Kampionëve.Në 8 takime janë shënuar gjithsejë 28 gola, përafërsisht katër gola për ndeshje. Kanë magjepsur me lojën e tyre Real Madrid, Manchester United, Paris Saint Germain, Bayern i Mynihut e Manchester City ndërsa befasia e mbrëmjes ishte Juventusi e cila nuk mundi të marrë më shumë se një pikë në udhëtimin e saj në Danimarkë.Në ndeshjen e parë të fazës së grupeve, Juventusi është frenuar në një barazim 1-1 në Kopenhagen. Miqtë nuk mundën të marrin tre pikë me gjithë rastet e shumta që krijuan. Fillimi i të dyja skuadrave ishte pak a shumë i barabartë, me vendasit me të lirshëm në veprimet e tyre, ndërsa Juventusi vetëm mban topin duke mos qenë e rrezikshme.Problemet janë të shumta në skuadrën bardhezi që nuk hyn për asnjë minutë në lojën e saj. Kielini në mbrojtje është në një natë të zezë duke gabuar shpesh herë dhe duke i dhuruar golin e parë vendasve që shënojnë me Joregensen. Reagimi i Zonjës së Vjetër është shumë i dobët, për të synuar për të shënuar. Peluso nga krahu i majtë nuk lëshon dot një top në zonë, ndërsa Lishtejner në krahun e djathtë vetëm vrapon duke mos mundur të rrezikojë.Rasti më i pastër do të vinte nga Kielini që pas një devijimi me kokë shumë pranë portës nuk mundet të shënojë. Më pas është Pogba që rrezikon me anë të një goditje 5 metra larg portierit Viland, që ka qenë në një ditë të mrekulleshme.Në fraksionin e dytë të lojës, Juventusi është i gjithi në sulm në kërkim të golit të barazimit dhe e gjen atë pas 9 minutash me Fabio Kualjarelën. Kote më pas indinjon të bëjë zëvendësime në sulm, dhe hedh De Çeljen. Bardhezinjtë kanë raste pafund, por nuk mundën të shënojë golin e fitores. Portieri Viland është një hero i vërtetë, duke mos lejuar për asnjë moment që topi të kalojë në rrjet.Me këtë barazim Juventus e nis me hap falls aventurën në Ligën e Kampioneve.