Zbulohen çiftet e çerekfinales në Eurobasket

Zbulohen të gjitha çiftet çerekfinale të Kampionatit Evropian në Basketboll. Dje janë zhvilluar tre ndeshjet e fundit të fazës së dytë në Grupin F, të cilat sollën rezultate mjaftë interesante.Italia arriti të mposhtë skuadrën kampione në fuqi, Spanjën, në një ndeshje të bukur, me kthesa të shumta në rezultat, që përfundoi me rezultat 86:81. Në fillim të çerekut të katërt, spanjollët patën madje 15 pikë epërsi, por italianët nuk u dorëzuan dhe arritën që deri në sekondën e fundit të ndeshjes t'i barazojnë shifrat për ta çuar ndeshjen në shtesë, ku u treguan më të mirë se kampionët në fuqi.Xhentile, me 25 pikë, Aradori, me 17 dhe Belinelli, me 16 pikë, ishin më të mirët te Italia, ndërsa te Spanja u dallua Mark Gasol, me 32 pikë. Në çerekfinale Italia do të përballet me Lituaninë, ndërsa Spanja do të ketë punë me Serbinë. Kroacia shënoi fitore tejet të rëndësishme në duel me Greqinë, me rezultat 92:88, pas madje dy vazhdimeve. Në këtë mënyrë kroatët në çerekfinale do të përballen me rivalin më të lehtë të kësaj faze, Ukrainën, ndërsa grekët e përfundojnë aventurën në Evropian në fazën e dytë. Më efikasi te Kroacia ishte Bogdanoviç, me 22 pikë, ndërsa Tomiç shtoi 15 pikë. Tek grekët më i dalluari ishte Spanulis, me 18 pikë.Ndërkohë në sfidën e fundit të Grupit F, Finlanda shënoi fitore sa për statistika në duel me Slloveninë, me rezultat 92:76. Sllovenët e kishin siguruar më herët kalimin në çerekfinale, prandaj nuk shpenzuan energji në këtë takim.Çiftet e çerekfinalesKroacia - UkrainaSerbia - SpanjaLituania - ItaliaSllovenia - Franca