Nedved lavdëron Llorenten

Pauel Nedved është gjithmonë e më shumë një drejtues. Duke folur në prag të transfertës së Champions League të Juventusit kundër Kopenhagen, ai ka prekur shumë tema të nxehta përreth ambientit bardhezi.Si fillim ai fokusohet te debutimi evropian për këtë sezon, duke paralajmëruar skuadrën e Kontes që të mos nënvlerësojë danezët, që mendohet se do të jenë “surpriza” e grupit:"Në Champions League do të gjejmë një kundërshtar të vështirë. Duhet të qëndrojmë të përqëndruar sepse ndeshja me Kopenhagen do të jetë shumë e vështirë. Juventusi është përforcuar, është më e fortë se një sezon më parë, tani është rradha e lojtarëve ta tregojnë në fushën e lojës. Ne jemi gati. Në Champions asnjë ndeshje nuk duhet të nënvlerësohet".Më pas kthehet të flasë për kampionatin."Kemi pasur një fillim kampionati të vështirë. Skuadra ndërkohë më duket se është shprehur mire. Barazimi me Interin ka qenë i drejtë,- nënvizon Nedved që më pas ndalet te ringjallja e Fabio Kualjarelas- Është e vështirë të gjendet gati edhe se luan pak. Por ai ashtu si edhe të tjerët janë duke u stërvitur mirë dhe do të jenë gati për ndeshjen e radhës".Nuk kishte sesi të mos ndalej për të folur mbi objektin misterioz Llorente. Nedved ka vënë dorën në zjarr për këtë rast."Ka disa element që e bëjnë komplekse situatën. Ai vjen nga një tjetër kampionat. Të përfshihesh në mekanizmat e një skuadre të kolauduar nuk është e lehtë por ai është një kampion dhe do ta tregojë shumë shpejt. Do ta rikemi në formën më të mirë dhe do të jetë shumë i vlefshëm për sulmin. Do të luajmë shumë ndeshje, do të vuajmë në aspektin fizik. Lojtarët tanë duhet të luajnë dhe të pushojnë, nuk ka alternativa. Por eksperienca ime më thotë që mund t'ia dalim".