Jovetiç: Dua Championsin me Sitin
Pas rezultateve të dobta që ka arritur në dy edicionet e fundit të Champions League, Manchester Siti ka bërë lëvizjet e duhura për të përforcuar një skuadër që ka tashmë shumë kampionë, duke filluar merkaton e verës me blerjen e Stevan Jovetiç për 25 milionë euro. Malazezi ka folur për faqen zyrtare të Uefas."Doja të ndryshoja ambient. E kam dashuruar Italinë nga të gjitha pikëpamjet dhe kam qëndruar për pesë vite, por në fund kam vendosur të vij në Premier League sepse është një ndër tre kampionatet më të bukur në Europë"Jovetiç, që ka kaluar tek Manchester së bashku me Fernandinjo, Jesus Navas dhe Alvaro Negredo, shpjegon se trajneri ri Manuel Pelegrini, ka qënë një ndër faktorët kryesorë që e kanë bindur të transferohet në Angli."Filozofia e tij është pak a shumë edhe e imja. Më pëlqen loja e skuadrave të tij, e kam parë sezonin e shkuar me Malagan. Kur kemi filluar stërvitjen kemi vrapuar shumë, por gjithmonë me top në këmbë. Më ka pëlqyer shumë dhe është pikërisht kjo është ajo që unë dua"Blutë e Manchesterit janë kthyer në kompeticionin më të rëndësishëm Europian për klube në vitin 2011/2012 dhe dy sezone me radhë është eliminuar që në fazën në grupe. Këtë sezon mund të jetë njësoj e vështirë të mundet konkurrenca e Bajern Mynih, CSKA Moskës dhe Viktoria Plzen, por Jovetiç tregohet optimist."Kemi qenë një skuadër e fortë edhe më parë, por me Fernandinjon, Navas dhe Negredon jemi akoma më të fortë. Mund të konkurrojmë për objektivat tanë: Titullin në Premier League dhe të shkojmë deri në fund në Champions League"