Roma mund Parmën dhe ngjitet në krye
Skuadra e Romës vazhdon të shkëlqejë në këtë fillim sezoni në Serinë A. Vedhekuqtë kanë arritur të triumfojnë 3-1 në shtëpi ndaj Parmës. Skuadra e Rudi Garsias, u gjend në dis-avantazh në pjesën e parë. Xhonatan Biabiani ka ndezur atmosferën në Estadio Ennio Tardini duke i kaluar vendasit të parët në avantazh në minutën e 39-të. Pjesa e parë përfundoi në këto shifra.Në fraksionin e dytë të lojës, vetëm pas dy minutash lojë, Alessandro Florenzi barazoi pas asistit të Miralem Pjaniç. Në minutat në vijim verdhekuqtë patën shumë raste për shënim po nuk mundën të realizojnë . Heroi i ndeshjes ishte kapiteni legjendar Françesko Totti, i cili shënoi golin e epërsisë në minutën e 70-të.Vendasit reagojnë dhe e kërkojnë me ngulm golin por nuk e gjejnë atë. Miqtë u treguan më të saktë duke realizuar në minutën e 85-të. Autori i golit ishte blerja më e re, Kevin Strootman, që nga pika e bardhë nuk gabon. Skuadra e Garsias edhe njëherë tregoi se ekipi i tij është në një formë të shkëlqyer. Roma pas tre javësh në Kampionatin Italian është në vendin e parë së bashku me Napolin me pikë të plota. Beteja për titullin këtë sezon duket një ekuacion i vështirë për tu zgjidhur.