Bejl dhe Ronaldo shënojnë por Reali nuk fiton
Real Madridi është ndalur në një barazim 2-2 në El Madrigal nga Vilarealit. Me gjithë formacionin më të mirë që hodhi në fushë Galaktikët 387 milion eurosh nuk mundën të mposhtën vendasit që luajnë shumë më mirë në minutat e para madje duke kaluar edhe në avantazh. Autori I golit është Çani që mori një asist nga Bruno për të ndezur tifozerinë vendase.Për të barazuar rezultatin mendon transferimi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, Gareth Bale,që në debutimin e tij mori një asist nga Daniel Carvajal për dërguar topin në rrjetë 5 minuta pa mbaruar pjesa e parë.Në fraksionin e dytë, ishte momenti i Cristiano Ronaldos. Portugezi dha një top për te Karim Benzema, që goditi portën ndërsa topi gjen këmbët e portugezit që vetëm e shtyn për ne rrjet. Nëndetsja e verdh nuk mbytet por reagon duke gjetur golin e barazimit në minutën e 87-të me anë të Chovani Dos Santos. Në minutat e fundit CR7 u përpoq të bëhej hero, por fati nuk ishte në anën e tij. Kështu skuadra e Ançelotit me gjithë yjet që ka nuk ka arritur ende ti harmonizoj në veprimet e tyre.Pas katër javësh, Real Madridi dhe Vilareali kanë nga 10 pikë dhe mbeten dy pikë prapa liderëve Atletiko Madrid dhe Barcelona.