Barcelona mund Seviljan me vështirësi

Barcelona nuk dinë të ndalet ne La Liga. Blaugranët kanë fituar përballë publikut të vet në "Kamp Nou" ndaj Seviljas. Ekipi i Tata Martinos nuk e ka pasur aspak të lehtë duke fituar në in ekstremis fal një goli të Aleksis Sançez. Sevilla nga ana tjetër nuk ka arritur t'i  rrëmbejë asnjë pikë ndaj katalanasve që në fund  fituan me rezultat 3-2.Barcelona  si gjithmonë dominoi takimin në mbajtjen e topit dhe kontrollin e lojës, ndërsa andaluzianët gjatë fraksionit të parë thuajse nuk ishin fare në fushë.  Rezultatin e zhbllokoi Dani Alves pas një harkimi shumë të mirë të Adrianos në minutën e 36-të.Edhe pse nuk ishte në formën e tij më të mirë, Lionel Messi nuk mungoi në listën e golashënuesve. Fabregas e gjeti në krah Neymarin, i cili dërgoi një krosim të bukur drejt argjentinasit, që nuk gabon duke e dërguar topin në rrjetëPër t'ua bërë të vështira minutat e fundit vendasve u kujdes Ivan Rakitic, i cili shënoi falë asistimit të Vitolos (80'). Pas këtij goli, miqtë morën zemër dhe zhvilluan lojë sulmuese duke arritur edhe te goli i barazimit. Koke ishte shënuesi, Rakitic asistmeni.Në fund për të mos dal me një pikë, për Barcelonën mendoi kiliani Aleksis Sançez që merr një asist nga Messi dhe ngrenë peshë të gjithë "Kamp Noun" dhe miliona tifoz kudo në botë.Barcelona me këtë fitore ka 12 pikë pas katër javësh, aq sa ka edhe lideri Atletiko Madrid.