Fiton United dhe Arsenal, mundet Chelsea
Manchester United ka fituar ndeshjen e javës së katërt të Premier Leagues përballë Crystal Palace. "Djajtë e Kuq" fituan në "Old Trafford" me rezultatin e pastër 2-0. Golin e parë për kampionët e Anglisë e shënoi Robin Van Persie me penallti në minutën e fundit të pjesës së parë, ndërsa në minutën e 81 Ëayne Rooney dyfishoi rezultatin pas një goditjeje dënimi, e fituar nga talenti shqiptar Adnan Januzaj.Januzaj u fut në lojë në minutën e 66 të pjesës së dytë duke zëvëndësuar Ashley Young dhe gjatë minutave që pati në dispozicion bëri një lojë shumë të mirë. Me këtë tre pikësh United shkon në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Crystal Palace ndalet në vendet e fundit të tabelës me vetëm 3 pikë. Ndeshja u ndoq edhe nga Sir Alex Ferguson, ndërsa Marounae Fellaini bëri debutimin me Manchester United.Këtë fundjavë kanë fituar edhe Arsenal me Tottenhamin për të marrë tre pikët e radhës në javën e katërt të Premier Leagues. "Topçinjtë" e Arsene Wenger kanë fituar 1-3 në transfertën e Sunderland falë golave të Giroud dhe Ramsey, ndërsa për vendasit barazoi përkohësisht Gardner. Te Arsenal debutoi edhe Mesut Ozil, i cili dha edhe një asist në një prej golave.Nga ana tjetër,Tottenham ka fituar në "White Hart Lane" 2-0 përballë Norëich falë dopietës së islandezit Sigurdsson. Ndërkohë hap fals për Manchester City-n që barazoi 0-0 në fushën e Stoke City. Me këto fitore Arsenal shkon në kuotën e 9 pikëve po aq sa edhe "komshinjtë" e tyre të Tottenham, ndërsa City barazon me 7 pikë Manchester United dhe Liverpool që luan nesër ndeshjen e tij.Jose Mourinho shijon humbjen e parë në aventurën e tij të re me Chelsean. "Blutë" e Londrës janë mposhtur nga Evertoni 1-0 në ndeshjen e javës së të Premier Leagues. Ishte Naismith autori i golit 3 pikësh për vendasit në minutën e fundit të pjesës së parë. Everton kishte barazuar tre takimet e para dhe me këtë fitore shkon në kuotën 6 pikëve, ndërsa Chelsea me këtë humbje ndalet në kuotën e 7 pikëve, sa Manchester United dhe City.