Baloteli shpëton "nderin" e Milanit

Milani ka bërë mrekullinë në minutat e fundit ndaj Torinos. Kuqezinjtë i kanë shpëtuar humbjes nga Torino pasi ka arritur të shënojë për të barazuar në minutat e fundit të takimit duke nxjerrë një pikë, falë barazimit rezultat 2-1 në takimin e zhvilluar të shtunën në mbrëmje në Serie A.  Gjysma e parë e përballjes së zhvilluar në Stadio Olimpico di Torino u mbyll pa gola me vendasit që luajtën më mirë.Fillimi i gjysmës së dytë ishte i keq për kuqezinjtë, pasi Danilo D'Ambrosio shënoi pas një asisti të Alessio Cercit në minutën e 47-të.Në minutat në vijim, Massimiliano Allegri hedh në fushë edhe ish-sulmuesin e Juventusit, Alessandro Matri, por  gjërat vazhduan të mos shkonin mirë për Milanin.Lojtari më i mirë i ndeshjes, Alessio Cerci dërgoi në ekstazë tifozët vendas duke shënuar golin e dytë në minutën e 71-të. Sulley Ali Muntari e dramatizoi fundit e takimit duke e ngushtuar rezultatin dy minuta para fundit të kohës së rregullt. Presioni i miqve i bëri vendasit të gabonin duke shkaktuar penallti dhe Mario Balotelli vazhdoi të ishte i pagabueshëm nga pika e bardhëMesfushori shqiptar i Torinos, Migjen Basha, qëndroi në stolin rezervë deri në mbylljen e sfidës. Ky ishte barazimi i parë i Milanit në këtë fillim sezoni dhe pas tre javësh arkëton katër pikë. Po aq pikë ka edhe Torino nga një fitore, një barazim dhe një humbje.