Derbi mbyllet pa fitues
Interi dhe Juventusi nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se një barazim 1-1 në takimin m ëtë rëndësishëm të javës së tretë që njihet dhe si derbi i Italisë. Xhuzepe Meaza ishte e gjitha e tejmbushur për një takim spektakolar që vendosi përballë Maxarrin dhe Konten.Ndeshja nisi më mirë për bardhezinjtë që e zotërojnë më shumë topin por zikaltrit janë më të saktë ne veprimet e tyre dhe shfaqen më të rrezikshëm. Shansin më të mirë për të dyja ekipet i patën Nagatomo dhe Pogba që nuk mundën të shënojnë.Në fraksionin e dytë të lojës,zikaltrit hynë në fushë më të motivuar dhe ishin shumë më të rrezikshëm se ekipi i Kontes. Maxarri vendos të ndryshoj diçka në ekipin e tij duke hedhur ne fushë një tjetër sulmues dhe merr menjëherë frytet e zgjedhjeve të tij. Pak minuta sapo zbarkoi në fushën e blertë ishte Mauro Ikardi që gjeti rrugën e rrjetës. Argjentinasi mori një asist nga Alvarez që përfitoi nga një gabim I Kielinit për ta mposhtur për të tretën herë në dy vjet Bufonin.Festa e tifozve ziklatër zgjati vetëm dy minuta pasi Asamoah nga krahu i majtë bën gjithcka mirë duke i dhuruar një top Vidalit që me një lëvizje të bukur e lë të shtangur Handanovicin dhe San Siron. Më pas Juventus nuk dinë të ndalet me sulme dhe raste por deri në fund nuk do të arrijë të shënojë një tjetër gol. Kështu mbyllet në barazim derbi duke dëshmuar se diferencat mes skuadrave janë ngushtuar ndjeshëm. Pas javës së tretë, Interi dhe Juventusi kanë pikë të barabarta, nga shtatë.