Tirana fiton, Teuta ndahet me paqe me Besën

Tirana ka arritur të marrë tre pikët e para në Superligë. Bardheblutë i janë falur golit të kapitenit Genatian Muca, që ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë që në minutën e 29-të. Tirana pati raste të tjera. Kështu në minutën e 23 pas një goditje dënimi Limani godet por Spaho është në lartësinë e duhur. Pas 6 minutash Spaho i vetëm përballe portierit mik nuk arrin të shënojë. Më pas Peposhi do të pengohet në zonë për të fituar një 11-metërsh. Canka për miqtë mundohet ët resagojë duke dhënë sinjalin e parë. Deri në fund të dyja skuadrat krijuan shumë pak reate duke e mbyllur sfidën me rezultatin 1-0.Dy herë ka realizuar nga pika e bardhë Tefik Osmani, duke rivendosur përfundimisht ekuilibrin rezultativ 2-2 në stadiumin "Besa". Verdhezinjtë e Mërgjyshit udhëhiqnin 2-0, falë golave të Ditës dhe Sefës, ndërkohë që e kanë menduar punë të kryer marrjen e 3-pikëshit. Reagimi i durrsakëve ka qenë disi i vonuar, por megjithatë efikas. Barazimi ka lënë më të kënaqur të besuarit e Maganit, që ngjiten tashmë në kuotën e 4 pikëve, pas fitores me Bylisin dhe barazimit me Besën, ndërsa verdhezinjtë kanë vetëm 1 pikë.