Flamurtari mund Skënderbeun

Flamurtari ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Skënderbeut në fushën e saj. Vlonjatët dolën fitimtar në takimin më të fortë të javës. Takimi i pati të gjitha brenda. Ndeshja nisi më mirë për vendasit që provojnë fillimisht me Lenën, ndërsa Pejiç në minutën e 10-të humbet një rast të pastër. Veliu provon më pas të gjej golin ndërsa në minutën e 20 Pepa jep një harkim për Shehaj që shtyn topin në rrjet.Në minutën e 35-të ndeshja u ndërpre për shkak të një incidenti të shëmtuar në tribunën vip. Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, raportohet të jetë goditur nga një tifoz i pranishëm në tribunë, ndërkohë që ndeshja kishte vetëm pak minuta që ishte zhbllokuar. Probleme ka pasur gjithashtu edhe në tribunat e tifozëve, nga ku sharjet në kor nuk kanë rreshtur në asnjë moment ndaj lojtarëve të Skënderbeut.Takimi rinis pas 20 minutash. Veliu bën një gabim foshnjarak duke I dhuruar topin Muzakës që shënon golin e barazimit. Fraksioni i dytë i lojës nis me një rast të pastër të Abazit që nuk e shtyn dot topin në rrjet pasi largohet nga Veliu. Në minutën e 60 Xhelilaj bën mrekullin duke shpëtuar ekipin e tij ndërsa në minutën e 72-të ai shpëtohet nga shtylla. Në minutën e fundit vendasit me të vetmin rast, Pepa jep një rast të artë për  Begaj që shënon golin e fitores.