Allegri: Barazuam me fat

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, e ka quajtur me fat ekipin e tij që ka arritur të largohet me një pikë nga Torino. Milani shfaqi performancë shumë të dobët në Torino duke pranuar dy gola, para se në minutat e fundit Muntari dhe Balotelli nga penaltia të realizonin për një pikë të Rossonerëve në udhëtimin e vështirë.“Torino meriton shumë komplimente dhe ne nuk meritojmë asgjë. Ne pranuam dy gola në kundërsulme dhe luajtëm shumë keq teknikisht”.“Ne bëmë mirë të barazojmë dhe kishi fat. Performanca nuk më shokoi, ekipi ka nevojë për ndryshime. Fatkeqësist po na mungojnë katër lojtarë”.“Kaka, Balotelli dhe Robinho nuk kanë luajtur kurrë së bashku më parë. Kaka ka nevojë për ende punë në formën fizike dhe më pas bëhet më mirë ekipi. Nga ana e përkushtimit të lojtarëve ishtendeshje e mirë. Ata tentuan të ktheheshin nga asgjë. Ne kemi një muaj shumë të vështirë përpara, shpresojmë se do t’ia dalim”, ka deklaruar Allegri.