Eurobasket 2013, humbasin Italia dhe Spanja
Greqia e ka befasuar Spanjën, kurse Sllovenia para tifozëve vendas ka mposhtur skuadrën në formë të Italisë në fazën e dytë dytë të garave të Eurobasket 2013. Kampionati evropian në basketboll i cili po zhvillohet në Slloveni ka hyrë në fazë shumë të rëndësishme, ku 12 skuadrat më të mira janë ndarë në dy grupe nga gjashtë ekipe dhe po luftojnë kokë më kokë për kualifikim në çerekfinale.Në duelet që u zhvilluan gjatë të enjtës ishte Greqia ajo që e befasoi Spanjën aspak në formë në këtë kampionat me rezultat 79-75 falë një sulmi të jashtëzakonshëm që helenët realizuan në periodën e katërt.Italia pësoi humbjen e parë ndaj Sllovenisë, por ndeshjen e fortë sllovenët e përfunduan në periodën e dytë me një epërsi prej nëntë pikësh, e cila mjaftoi që ta bëjë diferencën në fund pranë rezultatit 84-77 për të gëzuar tifozët vendas të Sllovenisë.Kroacia në duelin e parë të ditës zhilloi ndeshje rutin ndaj Finlandes; të cilën e fitoi me rezultat 88-63. Pas kësaj fitoreje Sllovenia e ndan vendin e parë me Italinë dhe Kroacinë pasi që kanë nga pesë pikë në Grupin F, kurse Spanja, Greqia dhe Finlanda me nga vetëm një fitore kanë nga katër pikë në tri vendet e fundit në tabelë. Vetëm katër skuadrat e para kualifikohen në çerekfinale të Eurobasket 2013.Të premten zhvillohen duelet e Grupit E, ku Serbia takohet me Ukrainën , Franca me Letoninë dhe Lituania me Belgjikën.