Starton kampionati kombëtar i boksit

Mbasditen e djeshme  në pallatin e sportit  "Flamurtari " të qytetit të Vlorës , ka startuar kampionati i 22-të kombëtar i boksit. Në këtë kampionat marrin pjesë 7 ekipet më të mira të Shqipërisë dhe natyrisht edhe boksierët më të mirë të saj. Janë plot 7 skuadra, duke filluar nga kampionia në fuqi dhe mbajtësja e 18 titujve, Vllaznia, dhe vijuar me Flamurtarin, dy  herë kampion i vendit dhe pretendent edhe në këtë kompeticion. Skuadra e Tiranës është një tjetër favorite për t'u shpallur kampione e Shqipërisë dhe këtë e ka treguar që në ditën e parë.Gjithashtu kërkojnë të thonë fjalën e tyre përmes boksierëve me eksperiencë e të rinj edhe ekipet e tjera si Apolonia, Teuta, Kavaja , Rozafa , dhe "Tirana Një ndër risit e  këtij kampionat,i ishte heqja e kokore mbrojtëse të  boksierëve. Sipas delegatit I federatës së boksit Muill  Volaj, heqja e kokorëve  mbrojtëse, do shërbeje për të rritur  më tepër konkurrencën si dhe profesionalizmin e boksit ShqipëtarDita e parë e turneut ka nisur me surpriza aspak të këndshme për Apolonin  .Një nga pretendentët kryesorë të kësaj skuadre, Xhulio Vrenozi  në peshën 69 kg, kanë humbur në takimin e tij  respective ndaj boksjerit të Vllaznis Bilali. Një ndër ekipet surprizë të ditës së parë të kampionatit do ishte ai Kavajës .Ku ne dy peshat atë 75 kg dhe atë 81 kg dy boksierët Kavajës do mposhtin dy kundërshtar të fort të ekipit të Flamurtarit.Kampionia në fuqi Vllaznia që   në ditën e parë ,do shfaqte qartë pretendimet e saja ,ku boksierët Shkodran do arrinin ti fitonin të gjitha duelet. Ndërkohë sot do zhvillohen  dhe gjysëmfinalet, ku në ringun e ngritur në pallatin e sportit Flamurtari do të hipin boksier elitar.