Liverpooli fiton me golat e Sahin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2012, 14:00
Liverpooli është kualifikuar në rrethin e katërt të Kupës së Ligës pas fitores ndaj West Bromwich Albion në transfertë me rezultat 2-1.The Reds nuk e morën aq seriozisht këtë takim dhe kjo u vërejt nga ritmi i lojës. Sidoqoftë, Nuri Sahin ishte shumë i motivuar. Pas golit të Tamas (3’) që la në disavantazh Liverpoolin, ishte Sahin ai që barazoi (17’) për 1-1.Në pjesën e dytë vendasin tentuan të shënojnë, por moralin ua uli Nuri Sahin me golin e dytë (82’) për 2-1 dhe fitoren e Liverpoolit.Liverpooli i bashkangjitet Chelesat, Mancheter Unitedit dhe Arsenalit në rrethin e katërt të Kupës së Ligës.