FIFA: Shqipëria humb 7 pikë, kombëtarja e 45-ta për këtë muaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2013, 22:58
Dy ndeshjet e fundit eleminatore për "Brazil 2014" kanë sjellë ndryshime të shumta në rënditjen mujore të FIFA-s për kombëtaren.Kështu Shqipëria pas dy humbjesh resht humbet shtatë pozicione duke shkuar në vendin e 45, ndërsa në Top 10 Spanja kryeson ende, ndërsa Gjermania pas shumë muajsh i le vendin e dytë Argjentinës.Ngritje edhe për Italinë, Hollandën dhe Brazilin, ndërsa Belgjika ka thyer çdo parashikim duke e parë veten në vendin e gjashtë, ndërsa Uruguaj është rritur me 5 pozicione.