Tifozët "Kuq e Zi" kërkesë FSHF-së:Të rinovohet kontrata me Xhani De Biazin

Tifozët Kuq e Zi i bëjnë thirrje FSHF-së të rinovojë kontratën me trajnerin e kombëtares shqiptare Xhani De Biazi.Në një deklaratë për mediat, tifozët theksojnë se ata besojnë tek trajneri De Biazi dhe në projektin e tij për kombëtaren shqiptare.“Pas gati 2 viteve dramë dhe emocion, edhe këtij sezoni eliminator po i vie fundi. Kanë mbetur edhe 2 ndeshje të fundit për te permbyllur një sezon ku shpresa për kualifikim filloj të shuhet vetëm në 2 ndeshjet e fundit të Shtatorit. Dëshirojmë që me këtë letër, të tregojmë që Tifozat Kuq e Zi gjatë gjithë këtij rrugëtimi bashkë me Kombëtaren kemi qenë nëpër të gjitha ndeshjet, qoftë brenda ose jashtë atdheut. Në shumicën prej tyre kemi qenë edhe më të shumtë në numër dhe më të zëshëm sesa vendasit, duke bërë që lojtarë tanë të ndiheshin sikur luanin në shtëpi. Qytete si Lucerni, Oslo, Lubjana e Rejkjaviku i beme te flasim shqip, dhe jemi krenar për këtë pavarësisht rezultateve që kemi marrë. Ne ja kemi dhënë besën Kombëtares që do ta përkrahim në fitore e humbje, në ditë të mira e të këqija dhe kështu do të veprojmë gjithnjë, derisa të ekzistoj emir Shqipëri. Humbjet dhembin madje shumë për secilin prej nesh, por asnjëherë nuk na lëkundin besimin dhe dashurinë për Kombëtaren. Pavarësisht kësaj, Tifozat Kuq e Zi i bëjnë thirrje Federatës Shqiptare të Futbollit që të rinovoj kontratën me trajnerin Xhani De Biazi, sepse ne besojmë në projektin e tij. Jemi dëshmitarë të renditjes rekorde të FIFA-s dhe të afrimit të talentëvë në numër poashtu tejet të madh (rreth 40), çka na bënë se projekti De Biazi është për periudhë afatgjate, dhe Tifozat Kuq e Zi e përkrahin vazhdimin e projektit të trajnerit, duke i dhënë mbështetje morale” theksojnë tifozat Kuq e Zi.