Kualjarela, njeriu i ndeshjeve të mëdha
Mungesa e madhe nga minuta e parë te Juventus nuk e ka kënaqur aspak Fabio Kualjarelën, por me dëmtimin e Vuçiniç ai mund të ketë një mundësi të artë për të treguar vlerat e tij.Orët e fundit të merkatos u përfol se ai do të largohej, madje u përfol edhe për një largim për te zikaltrit. Në fund Kuljarela u bllokua të kalonte te Lacio ndërsa të shtunën do të ketë shansin e artë në ndeshjen e parë të madhe të sezonit, ku vitin e kaluar shënoi një super gol.Dëmtimi i Mirko Vuçiniç, i ka dhënë një sinjal Kontes që duhet të besojë edhe te ish-sulmuesi I Napolit. Asnjë superticioz i futbollit nuk mund ta quaj një rastësi që Roma dhe Lacio e kërkuan me ngulm në merkato dhe faktin që sezonin e shkuar ai ishte deçiziv sa herë i është dhënë shansi në ndeshjet e mëdha.Për momentin Kuljarela është në avantazh në krahasim me Xhovikon dhe Jorenten që janë totalisht jashtë forme. Me pak fjalë ai është edhe alternativa e parë pas largimit të Matrit për te Milani.Antonio Konte kësaj gjëje i druhej më shumë, sepse sezoni do të jetë i gjatë dhe do të jetë i impenjuar në tre kompeticione. Kuljarela do te këtë mundësinë për ta falenderuar teknikun e tij dhe këtë gjë mund ta bëjë vetëm duke shënuar.