Mekses: Kaka na solli entuziazëm
Kaka është rikthyer dhe tashmë ka sjell një entuziazëm të madh në ambientin kuqezi. Mbrojtësi francez Filip Mekses, u shpreh shumë i lumtur nga afrimi i tij."Kaka është një futbollist i madh që do të na japë më shumë siguri në fazën sulmuese dhe do t'u vijë në ndihmë të gjithë sulmuesve. Duhet vetëm të punojë, më pas do të shohim se çfarë do të bëjë"- tha Mekses.Francezi më pas tha se rikthimi në rrugën e fitoreve në kampionat ishte diçka shumë pozitive. 31-vjeçari u shpreh se në ndeshjen e parë ndaj Veronës skuadra bëri shumë gabime. Fitorja në Champiosns i dha zemër kuqezinjve që tashmë nuk dinë të ndalen por me ardhjen e Kaka-s', është rritur edhe harmonia në grupin e lojtarëve.Mekses ishte autor i golit të dytë në ndeshjen e fituar 3-1 me Kagliarin, por për ish mbrojtësin e Romës kjo ka pak rëndësi."E rëndësishme është të fitojmë, pastaj nëse shënoj unë apo ndonjë tjetër kjo vlen pak. Këtë vit duam të bëjmë gjëra të mira, jo si sezonin e fundit ku në përfundim të kampionatit na munguan pikët e lëna që në fillim të fazës së parë"- tha Mekses.Milani do të ndeshjet këtë javë ndaj Torinos, ku braziliani Kaka dhe Mekses mund ta nisin të dy nga minuta e parë.